PEK - Profili Politik


Partia Ekologjike e Kosovës (teksti i mëtejmë: PEK-u) është Parti politike e cila përmes Programit dhe Statutit shpreh qëllimet e veta, duke i shfrytëzuar të gjitha metodat demokratike si dhe veprimet e lejuara me Ligj.

PEK-u për realizimin e qëllimeve të veta, bazohet në të gjitha shtresat e shoqërisë, të shoqatave dhe individëve, të cilët merren me mbrojtjen dhe përparimin e mjedisit, ruajtjen, përtrirjen dhe ndërprerjen e dëmtimit, degradimit dhe shkatërrimit të tij.

PEK-u ka për qëllim përmirësimin dhe përparimin e kualitetit jetësor të mjedisit të shëndoshë natyror, andaj, për këtë qëllim, angazhohet për ide dhe iniciativa të individuale dhe të përbashkëta, të barabarta në qasje dhe të përgjithshme, si dhe të bazuara në dialog demokratik, tolerancë dhe mirëkuptim pa dallime racore, nacionale, gjinore dhe pro llojllojshmërisë kulturore.

Partia Ekologjike e Kosovës u themelua më 12 prill 2007. Iniciativa për themelimin e saj ishe i një grupi  simpatizantësh, natyralistësh si dhe nga ekspertët e fushave ekologjike, biologjike, gjeologjike, gjeografë, agronomë, ekonomistë dhe juristë.

Promovimi i Partisë Ekologjike të Kosovës është bërë më 22. prill 2007 në Ditën e Planetit Toka. Në promovim kanë marrë pjesë shumë përfaqësues të subjekteve politike te Kosovës, personalitete të shkencës dhe akademisë si dhe Kryetari i Partisë së të Blertëve Shqiptarë, z. Gëzim Boçari nga Tirana.

Kuvendi i parë zgjedhor i Partisë Ekologjike të Kosovës u mbajt më 05. tetor 2007 në ambientet e Hotel "Grand", në Prishtinë. Në Kuvend kanë marrë pjesë  shumë përfaqësues të subjekteve politike të Kosovës, anëtarë dhe simpatizantë të Partisë.

Kuvendin e ka përshëndetur edhe Kryetarja e Aleancës Botërore të Ekologëve (WEP) z. Erida Luka e cila në mes të tjerash është zotuar se do të bëjë përpjekje të shumta  me qëllim që edhe kjo parti të pranohet në Aleancën Botërore të Ekologëve.

Kuvendi, pasi miratimit të dokumenteve themelore të Partisë, bëri zgjedhjen e organeve të saj, ryetarit, dy n/kryetarëve, si dhe të dy nënkryetarëve të Këshillit të Përgjithshëm të partisë dhe të Sekretarit të përgjithshëm të PEK-ut.

Kryetar: Mr.sc. Arif Krasniqi

Nen-Kryetar: Ruzhdi Pllana dhe Gazmend Hoti

N/kryetarë të Këshillit te Përgjithshëm të Partisë Ekologjike:

Adem Demaj dhe Fatlije Buza

Sekretar i përgjithshëm i Partisë Ekologjike të Kosovës u zgjodh

Bledion Baraliu




 

 

Kryetari

 
 

Galeria

 
 

Sponsorët

 
Të gjitha të drejtat të rezervuara. Partia Ekologjike ©